Propozimet për lehtësimin e masave për lëvizjen e popullatës si dhe masat plotësuese për mbrojtje si mbajtjen e pajisjes mbrojtëse Qeveria do t’i shqyrtojë nesër në seancë, me propozim të Komisionit për sëmundje infektuese.
“Edhe Qeveria edhe kryeministri që gjatë fundjavës paralajmëruan vendosjen e masave të lehta me qëllim të lehtësimin e restriksioneve. Kërkesa dhe propozimi konkret për shkurtimin e orës policore erdhën prej Komisionit për sëmundje infektuese, ndërsa të njëjtat janë prezentuar sot në mëngjes në shtabin kryesor të krizave nga ministri Filipçe. Askush nga anëtarët e Shtabit nuk ishte kundër, sqarojnë nga Qeveria për MIA-n. Ky kombinim i masave, thonë do të lejojë që njerëzit më lirë të lëvizin, njëherësh duke e rritur nevojën për pajisje mbrojtëse personale të çdo qytetari derisa lëvizë.
Propozohet të bëhen ndryshimet vijuese: ora policore çdo ditë të fillojë në orën 19 në vend se në orën 16 siç ishte deri më tani. Me këtë do të fitohen orë shtesë që qytetarët t’i kryejnë obligimet dhe të furnizohen me gjërat e nevojshme, për qytetarët më në moshë në vend se prej orës 10 deri në 12 të vazhdojë koha e lëvizjes prej orës 8 deri në orën 12, vazhdimi i periudhës në të cilën do të lëvizin të rinjtë deri në 18 vjeç dhe ajo do të jetë prej orës 13 deri në orën 16. Propozim është që ora policore gjatë fundjavës të mbetet, por me orar të shkurtuar dhe tani të fillojë të shtunën në orën 13 dhe të përfundojë të hënën në orën 5. Mbetet ndalesa për grupimin e qytetarëve dhe të gjitha masat e tjera të cilat janë në fuqi lidhur me distancën fizike, shfrytëzimin e sipërfaqeve dhe parqeve publike.
Paralelisht me këtë lirim masash, propozohet të vihen masa të reja të obligueshme për mbrojtjen personale dhe qytetarët do të duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse personale në fytyrë gjatë lëvizjes në objekte të mbyllura dhe në hapësira të hapura në situatë kur nuk do të kenë mundësi të ruhet distanca fizike e rekomanduar prej dy metrash.
Më saktë pajisje mbrojtëse duhet të mbahet gjatë lëvizjes në të gjitha vendet publike të tipit të mbyllur si markete, dyqane, banka, posta, hapësira pritjeje, institucione shëndetësore ku ka më shumë persona. Lidhur me hapësirat e hapura pajisja mbrojtëse duhet në mënyrë të obligueshme të mbahet në vende ku nuk ka hapësirë për distancë prej dy metrash. Mbajtja e patjetërsueshme e pajisjes mbrojtëse vlen për shembull për tregjet si shembulli më i mirë për vend i tipit të hapur. Përjashtim për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse në hapësira të hapura bëhet vetëm kur personi mban pajisje mbrojtëse për në punë e cila është konform vendit të punës si impiante, fabrika…., nëse qëndron në oborrin e shtëpisë familjare, nget biçikletë apo bën sport në qiell të hapur dhe e ruan distancën e nevojshme prej dy metrash dhe nuk e bën atë në grupe në pajtim me restriksionet ekzistuese, gjatë drejtimit të automjetit motorik me persona me të cilët personi jeton në bashkësi apo amvisëri ose gjatë lëvizjes në vende publike dhe sipërfaqe të tipit të hapur dhe tërësisht e ruan distancën e lejuar minimale prej së paku dy metrash prej personit tjetër i cili është në afërsi.