Qeveria: Nis pagesa e rrogës minimale prej 18.000 denarëve

Nga ky muaj fillon pagesa e pagës minimale të rritur në 18.000 denarë. Pritet rreth 80.000 punëtorë në shtet të marrin pagë më të lartë për rreth 2.800 denarë.

Marketing

Rritja e pagës minimale u dakordua më 7 shkurt në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social pas negociatave disaditore.Rritja e pagës minimale është ndihmuar nga ana e shtetit i cili do të ndajë 16 milionë euro nga Buxheti për ta mbuluar dallimin në kontribute deri në fund të vitit.

Është ndryshuar edhe metodologjia për llogaritjen e pagës minimale dhe nga tani ajo nuk do të mund të jetë më e ulët se 57 për qind nga paga mesatare. Paga minimale do të formohet edhe si 50 për qind e rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të shpenzimeve për jetë.

Qeveria pret se rritja e pagës minimale pozitivisht do të ndikojë edhe mbi rritjen e pagave të tjera. Prej atje sot theksuan se me përqindje në periudhën 2012-2016, paga minimale u rrit për 25.2 për qind, ndërsa për periudhën 2016-2022, 78,6 për qind.

“Është definuar se shuma e pagës minimale nuk mund të jetë më e ulët se 57 për qind nga paga mesatare. Kjo do të thotë se rritja e pagës minimale në të ardhmen do të jetë e mundur pa ndërhyrje shtesë dhe presim që shumë shpejt të kalojë shumën aktuale të dakorduar. Gjithashtu, shteti do të subvencionojë pjesën lidhur me kontributet, gjë që lehtëson procesin për të gjitha palët. Qeveria kujdeset për standardin e jetesës së qytetarëve të vet dhe është e përkushtuar për të zbutur pasojat e krizës më të madhe globale pas Luftës së Dytë Botërore”, theksohet në kumtesën e sotme të Qeverisë.

Një pjesë e sindikatave kërkojnë harmonizim të pagave të tjera me pagën minimale për këtë shkak të mërkurën u mbajt një protestë paralajmëruese të organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira, ndërsa Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë paralajmëroi grevë të përgjithshme nga 11 prilli.

Marketing