Nuk do të ketë Ligj të veçantë për Vodnon, siç kërkohet nga ambientalistët. Nga Qeveria për Alsat thanë se vërejtjet e organizatave joqeveritare do të konsiderohen seriozisht, por nuk do të bëhet asnjë zgjidhje ligjore. Ata zbulojnë se Ministria e Mjedisit ka filluar konsultimet me institucionet e tjera për të analizuar vërejtjet e ambientalistëve.
Qeveria: “Duke pasur parasysh faktin se tashmë ka legjislacion dhe institucione kompetente, për mbrojtjen e aspekteve të ndryshme, që janë ngritur si çështje në publik, MMPH beson se kjo mund të arrihet me zbatimin e vazhdueshëm të obligimeve ligjore dhe kompetencave, pa hartimin e një ligji të veçantë për Vodnon, i cili do të ishte jashtë strukturës ekzistuese institucionale dhe rregulloreve.”
Institucionet do duhet të gjejnë mënyrë si t’i përfshijnë vërejtjet e OJQ-ve. Do të kërkohet zgjidhje, që të mund Vodno të marrë plane për menaxhim me përmbytjeve dhe erozion, kultivimin dhe mbrojtjen e pyjeve, urbanizimin si dhe planin hapësinor të malit.
Ministria e Mjedisit: “Ministria e ambientit dërgoi ftesë në Qytetin e Shkupit, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Qendrën për Menaxhim me kriza dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe shpëtim”
Rreth 40 shoqata që nga Qeveria kërkuan ta tërheq vendimin për shpalljen e një pjese të Vodnos si zonë e mbrojtur, mbeten të mendimit se për Vodnon duhet të miratohet ligj i veçantë.
“Nuk mund të vazhdoni një procedurë të tillë si të shurdhër. Prandaj kërkojmë revokimin e mënyrës se si është duke u kryer tani dhe të fillojë procedurë që do të ofrojë mbrojtje të vërtetë për Vodnon”, tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë ligj të veçantë për Vodnon në mënyrë që të mbrohet më mirë mali nga zgjerimi i ndërtimit, por edhe Shkupi nga përmbytjet e mundshme.