Qeveria sot njoftoi se nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë dhe kërkon që LSDM të mos përhapë dezinformata në publik.
“Ka pasur propozim të tillë për emërimin e u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë, por pas kontrolleve shtesë ai nuk është pranuar”, thonë nga Qeveria.
Shtojnë se personi të cilin LSDM e ka përmendur në konferencë për media nuk do të jetë në atë funksion, dhe do të ketë emërim të ri në këtë pozitë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
“Sa i përket drejtorit të burgut në Prilep, për çdo individ ekziston prezumimi i pafajësisë, ekzistimi i kallëzimit penal pa aktgjykim të formës së prerë nuk është garanci për vepër të kryer”, thuhet në kumtesën e sotme nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Nga Qeveria bëjnë thirrje që LSDM të mos spekulojë dhe ta dezinformojë publikun.
LSDM-ja sot më parë në një konferencë për media thoshte se një kriminel i dënuar i cili katër vite kishte vuajtur dënim me burg është emëruar u.d. drejtor në burgun Idrizovë, departamenti Veles, si dhe se një persona i cili ka kallëzim penal për “punë të pandërgjegjshme” është emëruar u.d. drejtor i burgut në Prilep.