Qeveria nuk pranon kërkesat e grupit të tekstilit

Sot ministrja Milla Carovska iu përgjigj ankesës së grupit të tekstilit. Në një konferencë për media dje grupi I tekstilit u ankuan për Ligjin për pagë minimale. Sipas tyre 80% e përfitimeve shkojnë për paga të punëtorëve dhe kërkuan nga Qeveria që t’i del në krah.

Marketing

Mirëpo Milla Carevska tha që kërkesa e tyre për të marrë subvencione më të larta, është e papranueshme për Qeverinë. Është e pakonceptueshme që punëdhënësit të kërkojnë 50% të kontributeve e punonjësit të jenë në barrë të shtetit, sepse punëdhënësit paguajnë pagën minimale edhe pa shfrytëzuar subvencionet e miratuara.

Është konfirmuar se biznesi i tekstilit ka potencial për pagesë në paga më të larta, tha ministrja e punëve dh politikës sociale. Ministrja poashtu tha se Ligji për pagë minimale nuk i është imponuar punëdhënësve porse ata vetë e kanë pranuar.

“Punëdhënësit paguajnë pagë minimale 90 000 qytetarëve dhe nuk shfrytëzojnë subvencione. Mundet që nga pagesa e fundit të nxjerrim rezultate dhe do të shihni se sa është minimal shfrytëzimi i subvencioneve, siç edhe kemi vlerësuar.

Ne nuk e sollëm vetë pagën minimale, as nuk ua imponuam. Organizata e punëdhënësve është pjesë e këshillit në vendin tonë dhe pjesë e këshilli ekonomik social. Të gjithë diskutuam dhe në atë kohë kufiri ishte 12 000 den dhe ata thanë që do ta përballojnë, bashkë me subvencionet që do të jepnim”, tha Mila Carovska, Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

Marketing