Qeveria ofron rritjen e rrogave për 10% për mësimdhënësit, sindikata pritet të kthejë përgjigje

Rritje e rrogave për 10% për mësimdhënësit, kjo është oferta e Ministrisë së Arsimit. Sindikata për Arsim dhe Shkencë (SASHK) th tha se do të shqyrtojë këtë ofertë, por kërkesa e tyre është e qartë rritje të rrogave për 25%. Sindikata këtyre ditëve pritet të hyjë në grevë të përgjithshme në rast se nuk dakordohet me ofertën e Qeverisë.

Marketing

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, tha se më 10% e paralajmëruar, rritja e pagave në arsim brenda dy vitesh arrin 20%. “Propozimi përfundimtar është, që nga muaji prill, pagat të rritet për 10 për qind shtesë në veprimtarinë arsimore, duke filluar nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë e shkencë. Mbetet që nesër në seancë qeveritare, ky informacion i propozuar nga kryeministri, të miratohet, dhe mbetet që SASHK-u në Këshill ta shqyrtojë, dhe njëkohësisht të njoftohemi për epilogun e takimit të sotëm dhe të negociatave”, tha për Alsat-M, ministri Arbër Ademi.
Joakim Nedelkov, kreu i SASHK tha se Këshilli duhet ta analizojë ofertën. “Do të na duhen disa ditë, që të mund të sjellim vendim se, a jemi të kënaqur apo jo”, tha Nedelkov. Me fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020 në ditën e parë mësimdhënësit u futën në grevë, me kërkesat e tyre për rritjen e rrogave për 25%. Dita e parë e vitit shkollor me grevë ishte vetëm paralajmëruese, ndërsa në rast të mospërfilljes së kërkesës së tyre, atëherë në tetor është paralajmëruar grevë e përgjithshme në arsim, deri në plotësimin e kërkesave.

Marketing