Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se rritja e pagës mesatare mujore neto për 11.3% në gusht të këtij viti është kryesisht për shkak të rritjes së pagave në sektorët e mëposhtëm: Industria përpunuese (16.2%), Objektet akomoduese dhe aktivitetet shërbyese me ushqim (16,1 %) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (15,6 %).
Dhe në periudhën e ardhshme Qeveria vazhdon me krijimin e masave dhe ambientit për ritme më të larta të rritjes ekonomike dhe rritjes së të ardhurave të të gjithë qytetarëve, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht në kushtet e krizës.