Qeveria paralajmëron: S’ka më rroga deri në 3000 euro të drejtorëve

“Drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike marrin një pagë deri në 180,000 denarë, shumë më e lartë se Kryeministri dhe ministrat në Qeveri, por askush nuk i njeh ata drejtorë dhe mënyrën se si ata punojnë në institucione të fshehura”, theksoi Lupço Nikollovski, zëvendës kryeministër për Parandalimin e Korrupsionit, Llogaridhënies dhe Burimeve Njerëzore në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Rrogat që shkojnë deri në 180 mijë denarë apo deri 3000 euro janë në Agjencisë për Komunikime Elektronike, MEPSO, Këshilli për Media Audio dhe Audiovizuele, por edhe shumë ndërmarrje tjera, ku paga të majme marrin edhe drejtorët dhe anëtarët e bordeve, përcjell INA.

Ai paralajmëroi se do të vendoset kufi në kartat e zyrtarëve qeveritarë, që të mos keqpërdoret paraja publike.

“Paraja nuk duhet të tërhiqet nga kartat zyrtare, dhe ka pasur shembuj të tillë më parë kur u tërhoqën deri në 5,000 euro nga një ATM në Kratovë dhe u blenë kostume. Kjo do të zgjidhet në mënyrë sistematike, pas analizës së problemit”, theksoi zv/kryeministri Nikollovski.

Ai paralajmëroi se do të ketë kontrolle nëpër drejtori dhe të drejtorëve për menaxhimin e institucionit dhe shfrytëzimin e fondeve.

“Asnjë drejtor nuk është shkarkuar në bazë të një kontrolli nga auditori shtetëror. Ata do të vijnë vetë në seancat e qeverisë për t’u përgjigjur për punën e tyre dhe çfarë do të vërehet. Tani e tutje, një drejtor nuk do të jetë në gjendje të emërohet nëse nuk ka një plan dhe program për punë, dhe jo të paraqes sikur deri më tani vetëm një paragraf”, theksoi Nikollovski