Përmes tenderit, Qeveria kërkon sigurues fizik të objekteve shtetërore, apo objekteve të RTVM-së, Klubit të organeve të institucioneve shtetërore, Byrosë për ekspertizë gjyqësore dhe Byrosë për metrologji.
Sipas tenderit të publikuar në faqen për furnizime elektronike shuma është në vlerë 2.6 milionë euro, por pa TVSH.
Kriteri për marrjen e tenderit është çmimi më i ulët, derisa periudha që i dedikohet furnizimit është 3 vjet.
Ata që do të paraqiten nevojitet të kenë 180 milionë denarë të ardhura të përgjithshme.