Qeveria planifikon 3.3 milion euro për makinat e administratorëve

Zëvendës kryeministri Koço Angjushev e cilëson propozim buxhetin e vitit 2019 si zhvillimor dhe në funksion të përmirësimit të standardit për jetë të qytetarëve. Ai është i bindur se rritja ekonomike prej 3.2 përqindësh do të realizohet, me ndihmën e projekteve të mëdha infrastrukturore në ndërtim të rrugëve, hekurudhave, gazifikimin dhe investimet në energjetikë.

Marketing

“Nëse duam ta prezantojmë fotografinë e madhe se sa është rritur përqindja për përkrahje të politikave ekonomike në buxhetin e vitit 2019, ajo është 37 % më shumë në krahasim me vitin e kaluar, dhe nuk dua të bëjë krahasime edhe me vitet paraprake. Me këtë Qeveria dëshmon se është e fokusuar në ekonominë dhe se pas stabilizimit të masave politike në vitin 2017, 2019 duhet të jetë vit i zhvillimit dhe rritjes ekonomike”, deklaroi Koço Angjushev, zv/kryeministër.

I pyetur nëse ky buxhet po i llaston ministrat dhe institucionet duke ju blerë makina dhe orendi të reja për 3.3 milion euro, Angjushev siguron se harxhimet të reja për ministrat nuk ka, por makinat janë për administratën dhe inspektorët që nuk kanë se si funksionojnë në terren pa makina.

“Mendoj se të gjithë jemi dëshmitarë se Qeveria ka harxhimet të ulëta duke marrë parasysh nevojat e ministrave. Të gjithë harxhimet e ministrave dhe ministrive i kemi prezantuar në mënyrën më transparente deri më tani. Harxhimet në segmentin e mallrave dhe shërbimeve i thatë edhe vetë, se janë harxhime edhe për shërbime. Shërbimet nënkuptojnë shërbime të ndryshme konsultative, juridike, mund tu them se shteti ka një numër të madh procedurash arbitrare shkaku i veprimeve të mëparshme. Për këto shërbime do duhet të harxhojmë shumë të konsiderueshme parash pasi duhet ta mbrojmë interesin e qytetarëve para gjykatave arbitrare”, shton më tej Koço Angjushev, zv/kryeministër.

Gjatë prezantimit të planit për shpërndarjen e parave nga buxheti, Angjushev njoftoi se pagat në sektorin publik dhe shtetëror do të rriten. Në arsim, shëndetësi, gjyqësi, polici, në kopshte për fëmijë dhe administratë publike, parashihet rritja e pagave prej pesë përqindësh, nga muaji shtator, ndërsa vetëm mjekët specialist do të marrin paga më të mëdha për 10 për qind nga janari. I pyetur nëse rritja e rrogave të arsimtarëve ka gjasa të nisë nga janari, siç kishin kërkuar punonjësit arsimor, Angjushev nuk dha ndonjë përgjigje konkrete por siguroi se çdo vit në mënyrë të përshkallëzuar do të ketë rritje të pagave.

Më së shumti para, mbi 1 miliard denarë do të ndahen për stimulimin e punësimit. 720 milion euro për përkrahje të investimeve. 700 milion euro do të shkojnë për situmilim të investimeve të jashtme dhe zonat ekonomike. 520 milion denarë janë ndarë për Fondin për Inovacione dhe zhvillim teknologjik nga i cili do të merren grantet për biznese të vogla dhe të mesme. Mbi 41 milion denarë ndahen për politika sociale.

Në vitin e ardhshëm Qeveria parashikon të ketë rritje të Prodhimit vendor Bruto për 3.2 për qind, për çka sipas Qeverisë, më së shumti do të ketë ndikimin sektori i ndërtimtarisë i cili është vazhdimisht në funksion. Qeveria për vitin e ardhshëm planifikon një numër të madh masash për punësim në vlerë prej 1.1 miliardë denarësh me çka niveli i papunësisë pritet të ulet rreth 20 për qind.

Gjatë ditëve në vazhdim, secili ministër do të dalë me konferencë për media për të shpjeguar pjesën e buxhetit të destinuar për diksterin e tij dhe në mënyrë të detajuar do të arsyetojnë për çdo shumë parash që është ndarë për segment të caktuar të buxhetit.