Qeveria: Po bëhen kontrolle të intensifikuara për të parandaluar manipulimet e mundshme me ushqime dhe derivate të naftës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton qytetarët se Drejtoria e Policisë Financiare, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, janë duke bërë kontrolle të intensifikuara dhe gjithëpërfshirëse për të parandaluar manipulimet e mundshme në furnizimin me ushqime dhe derivate.

Marketing

“Kontrollet inspektuese ndaj qendrave që furnizojnë me produkte ushqimore dhe të personave juridikë që kryejnë shitje me pakicë dhe shumicë të derivateve të naftës në të gjithë vendin kryhen me qëllim që të mos ketë ndërprerje në furnizimin me produkte ushqimore, fruta, perime, energji dhe që të mos ngritet panik tek konsumatorët.
Kontrollet janë gjithëpërfshirëse dhe për këtë arsye veprojnë në mënyrë të koordinuar, veçanërisht në qendrat e shpërndarjes, pra shitësit me shumicë dhe ato tregje që kanë magazinat dhe qendrat e shpërndarjes nga ku merren produktet. Në këtë mënyrë do të hiqen dyshimet se raftet nuk mbushen me produkte edhe pse ka rezerva dhe për këtë qëllim bëhen kontrolle në qendrat e shpërndarjes me shumicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria bënë thirrje që në këto kushte askush të mos përfitojë mbi kurrizin e qytetarëve.