Qeveria porosit 200 mijë vaksina antiCOVID nga Kina

Qeveria ka nisur procedurën e furnizimit të 200 mijë vaksinave kineze “SinoVac”, të cilat gjatë këtij muaji pritet të vijnë në një kontingjent të vetëm nga Pekini në Shkup. Por, meqenëse u hoqën barrierat ligjore për blerje të vaksinave nga kompani të huaja që nuk kanë përfaqësi në vend, LSDM-ja fajin e hedh tek opozita.

Marketing

Këto ndryshime në Ligj nuk do të ishin të nevojshme nëse VMRO-DPMNE, derisa ishte në pushtet, nuk do të shkatërronte sistemin shëndetësor dhe do të detyronte kompanitë e njohura të huaja të ilaçeve të tërhiqeshin nga tregu ynë. Për të kujtuar, në periudhën 2012-2015 në vitet e regjimit më të madh, disa kompani të huaja të njohur si AstraZeneka, Glaxo dhe një pjesë e Novartis u tërhoqën nga vendi ynë, për shkak të importit paralel të barnave dhe vaksinave me origjinë të dyshimtë- deklaroi Nenad Kociç, Deputet i LSDM-së.

Nga VMRO DPMNE thonë që bashkuan votat me pushtetin vetëm për t’i hapur rrugë blerjes së vaksinave, të cilat sipas tyre janë vonuar nga mos aftësia e organeve kompetente.

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE dhe Koalicionit paraqitën Amendamente që specifikojnë se shteti mund të japë një avans prej më shumë se 20% në rast të prokurimit të mjeteve imune për t’u ballafaquar me SARS COV 2, si dhe një Amendament që specifikon se vetëm në rastet kur Prokurimi i vaksinës për SARS COV 2 mund të bëhet nga një person juridik jashtë territorit të Maqedonisë, i cili mund të paraqesë kërkesë për vendosjen e një produkti medicinal në treg- pohoi Sinisha Stojanovski, Deputet i VMRO DPMNE.

 

Marketing