Ndryshime për Ligjin me të cilin përfshihen edhe qentë endacak do të bëhen sa më shpejtë që është e mundur, në koordinim me institucioneve relevante. Qeveria në seancën e mbrëmshme ka inicuar ndryshime të Ligjit për shëndetësi dhe mirëqënien e kafshëve, ku institucionet kompetente dhe OJQ-të që merren me këto çështje të ulen dhe të propozojnë ndryshimet ligjore të cilat do të jenë edhe humane.
“Ministria për Bujqësi, pylltari dhe ekonomizimin e ujërave u obligua që bashkë me Agjencinë për ushqim, bashkë me njesitë e bashkësive të vetëqeverisjes lokale dhe bashkë me të gjitha OJQ-të që punojnë në këtë temë, në periudhë më të shkurtër të mundshme të përgatisin ndryshime ligjore në këtë zgjidhje ligjore të cilat do të mundësojnë zgjidhje të shpejtë dhe zgjidhje humane lidhur me problemin që e kanë më shumë komuna në Maqedoni me qentë endacakë”, deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, theksoi se Institucionet relevante dhe OJQ-të nga tryeza e përbashkët do të duhet të propozojnë ndryshime në harmonizim me rregullativën evropiane, në mënyrë të civilizuar dhe humane. I pyetur për kohën se kur do të mund të arrihet zgjidhje, ai tha se nuk ka mundësi që të zvarritet kjo çështje dhe se zgjidhja do të jetë e shpejtë.