Qeveria promovoi fushatën “Për çaste të lumtura– Vaksinohu!”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot filluan fushatën “Për çaste të lumtura – Vaksinohu!

Marketing

Fushata ka për qëllim që të informojë qytetarët për përfitimet e vaksinimit si një mënyrë e mbrojtjes shëndetësore personale dhe kolektive nga COVID-19, për të rritur përgjegjësinë dhe ndërgjegjësimin e popullatës për rëndësinë e vaksinimit, për të thyer të gjitha mitet, të pavërtetat dhe dezinformatat në lidhje me vaksinat dhe rrjedhimisht me këtë për të nxitur qytetarët që të vaksinohen, për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre dhe për të kontribuar në shëndetin kolektiv dhe stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.

“Jemi në një fazë kritike të imponuar nga mutacionet e virusit Sars-Kov 2. Këto mutacione, së bashku me valën e katërt në të cilën gjendemi dhe dezinformimi anti-vaksinues i popullatës, pa mëdyshje tregojnë nevojën për informim masiv të saktë për vaksinim. Kjo është mbi të gjitha përgjegjësia jonë. Të gjithë duhet të kuptojmë se vaksinat janë shpëtimi i vetëm nga format e rënda të sëmundjes dhe rezultatit fatal të virusit. Qytetarët duhet t’i posedojnë informacionet e sakta, të verifikuara, profesionale me vaksinat, për të inkurajuar ndryshimet në sjelljen dhe pranimin e vaksinimit masiv, në mënyrë që të ndalohet përparimi i pandemisë”, tha Kryeministri Zaev me rastin e fushatës “Vaksinohu!”.

Kryeministri theksoi se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe zvogëlohet mundësia e sëmundjes si dhe rezultati fatal i sëmundjes.

“Thirrja e fushatës është e thjeshtë dhe e qartë – Vaksinohuni! Të pranojmë dhe të paraqitemi në thirrjen për vaksinim masiv për një fëmijëri pa brenga dhe ditë të lumtura shkollore në prag të vitit të ri shkollor dhe akademik.

Thirrja – Vaksinohu! është që të kthehen artistët në skenë dhe të mirëpresin arritjet dhe shfaqjet e tyre me prani masive dhe duartrokitje të gjata, në mjedise të sigurta, pa u shqetësuar nëse dikush do të transmetojë virus që do të përfundojë në spital ose më keq. Të gjithë duam që të kthehemi si audiencë në arenat sportive që të festojmë sukseset e ambasadorëve tanë sportivë dhe mesazhi për të gjithë ne është – Të vaksinohemi”, tha Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.

Ai u fokusua në sigurinë e vaksinave dhe theksoi se ata janë të sigurta dhe tha se vetëm me vaksinim të popullsisë do të ruajmë shëndetin kolektiv.

“Vaksinat janë mënyra e vetme për ardhmëri të sigurt. Të rimëkëmbin ekonomikë dhe ti përforcojmë vendet e punës. Ti lëmë mjekët, infermierët dhe punonjësit mjekësorë të pushojnë, që të mund të kthehen në mënyrën e rregullt të punës.

Vaksinat janë mënyra e vetme që të parandalojmë humbjen e më shumë jetëve njerëzore. Është e papranueshme të mos e zbatojmë këtë zgjidhje”, porositi Kryeministri Zaev në promovimin e fushatës “Vaksinohu!”.

Fushata “Vaksinohu!”, ka për qëllim t’u kthejë vëmendjen qytetarëve për të qenë më të kujdesshëm kur deri te ta arrijnë informacione dhe lajme që nuk kanë të vërteta dhe fakte dhe në atë drejtim ishin edhe një pjesë e poentave të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Përmes kësaj fushate mes tjerash, do të luftojmë edhe kundër dezinformatave që akoma qarkullojnë dhe i habisin dhe i frikësojnë qytetarët. Qëllimi ynë është si deri mërç tani ta dërgojmë informacionin e vërtetë dhe të largojmë mitet dhe të pavërtetat rreth vaksinave. Në këtë fushatë do të kërkojmë mbështetje nga të gjithë mjekët, ekspertët, personat publik, liderët lokal dhe autoritetet dhe të gjithë që duan të kyçen dhe të përcjellin mesazhin – “Vaksinohu!”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai ndahu edhe faktin për interesin për vaksinim te popullsia i cili rritet çdo ditë, por potencoi se akoma jemi larg përfshirjes së nevojshme me vaksinimin e popullsisë për stabilizimin e gjendjes dhe daljes nga kriza.

“Do të doja që veçanërisht tu drejtohem të rinjve që janë kategoria që akoma është vaksinuar në përqindje të vogël. Vaksinohuni dhe mbroni veten por edhe më të afërmit tuaj. Askush nuk është plotësisht i mbrojtur dhe i sigurt edhe se të rinjtë kalojnë më lehtë, por kemi fatkeqësisht edhe raste të rënda që duhet t’i parandalojmë”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Filipçe apeloi që qytetarët të vaksinohen si një mënyrë e vetme më e sigurt për të mbrojtur veten dhe tërë komunitetin. Ministri shtoi se pas vaksinimit nevojitet kohë që sistemi imunologjik të përgjigjet dhe të krijojë imunitet deri në fund final të pandemisë, masat shëndetësore dhe protokollet edhe më tutje mbeten hallkë e rëndësishme në tërë sistemin dhe luftën kundër COVID-19.

“Respektimi i masave dhe protokolleve aktuale, në kombinim me vaksinimin, shumë më shpejtë do të kontribuojë për fund të pandemisë”, potencoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp në të cilën bashkë me Kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev e filloi fushatën “Vaksinohu!”.

Marketing