Qeveria propozoi uljen e dënimeve me burg për funksionarët

Qeveria i propozoi Kuvendit ndryshime në Kodin Penal (KP) me të cilat ulen dënimet me burg për veprën e penale Keqpërdorim i pozitës dhe pushtetit zyrtar. Amendamentet e propozuara ligjore për Kodin Penal janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian dhe tashmë janë futur në rend dite.

Marketing

Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku tre dhe pesë vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet. Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë.