Pas largimit të Kosta Petrovit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka sjellë vendim që t’i propozojë bordit drejtues të Fondit për Zhvillim Teknologjik që Festim Halili, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim të jetë drejtor i FZHT-së.
“Si pjesë e kuadrove të pranueshme n[ Komisionin qeveritar për emërim, sot është pranuar vendimi që bordit drejtues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik t’i propozohet për ushtrues detyre të Fondit të emërohet Festim Halili”, njofton Qeveria.
Kujtojmë se Halili më parë ka qenë drejtor i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, ndërkaq ka udhëhequr edhe poste ministrore gjatë qeverisë teknike.