Qeveria mbajti një takim koordinativ në lidhje me misionin e madh humanitar ndërkombëtar për shpëtimin e popullatës civile nga Afganistani.
Siç thuhet në një komunikatë nga Qeveria e RMV-së, deri në këtë momente, RMV-ja ka marrë obligim për të pranuar rreth 650 qytetarë, popullatë lokale nga Afganistani, të punësuar, familjarët e të punësuarve në misionet humanitare, demokratike dhe paqëruajtëse, aktivistë të organizatave për të drejta të njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë si dhe qytetarë që gjatë 20 vitet e kaluara kanë qenë mbështetje e forcave aleate të NATO-s në Afganistan, përfshirë edhe misionin e ARM-së.
Kërkesa e fundit e pranuar, është dhënë për Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve – IFJ dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave, për 15 gazetarë afganë, punonjës të mediave dhe anëtarë të familjeve të tyre, me cka numri i përgjithshëm i punonjësve të mediave dhe familjarët e tyre që do të përkujdesen në vend, do të arrijë në mbi 80.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se në këtë moment të gjithë shtetasit e RMV-së të sigurtë janë evakuar nga Afganistani dhe së shpejti pritet të arrijnë në vend.
MPB- është duke e siguruar sigurinë e qytetarëve të vendit, por edhe të shtetasve afgan që hyjnë në vend për shkaqe humanitare.
Kryqi i Kuq, në koordinim me ministinë e shëndetësisë, ka prezantuar planet për pranimin dhe ndihmën e qytetarëve afganë që pritet të arrijnë ditëve në vijim.
Janë shqyrtuar të gjithë aspektet operative lidhur me akomodimin e afganëve në hotele dhe motele, deri në transferimin e tyre në destinacionin e fundit, SHBA ose vendet e treta, harxhimet për të cilat do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare.