Qeveria në mbledhjen e sotme ka sjell vendim për shlyerjen e interesave (kamatave) dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të qytetarëve ndaj Ndërmarrjeve Publike Shtetërore. Kjo zgjidhje ligjore sipas kryeministrit Zoran Zaev ofron ndihmë për qytetarët të cilët për shkaqe të panjohura kanë akumuluar borxh ndaj shtetit. Zaev madje i bëri thirrje edhe sektorit privat që të ndjek këtë shembull të qeverisë.
“Si qeveri nuk kemi të drejt të ndërhyjmë në sektorin privat, por bëjmë thirrje që edhe kompanitë private të ndjekin këtë shembull të Qeverisë”, tha Zaev.
https://alsat.mk/qeveria-shlyen-kamatat-e-akumuluara-te-qytetareve-ndaj-ndermarrjeve-publike/