Qeveria shpërblen hendbollistët e Vardarit me 500.000 euro

Qeveria do t’u japë shpërblim prej 500.000 eurove hendbollistëve të Vardarit të cilët e kanë fituar Ligën e kampionëve, ka shkruar kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook, pas takimit me kampionët e hendbollit. 100.00 euro shtesë do t’i ndahen Agjencisë për Rini dhe Sport, kurse shumë të njëjtë do të marrë edhe Qyteti i Shkupit.

Marketing

Kryeministri në takimi, ka thënë se do të ndërmerren masa që klubi të vazhdojë të funksionojë me stabilitetin e njëjtë financiar si më parë, pasi pronari Sergej Samsonenko paralajmëroi se do të tërhiqet.

Do të përkushtohemi që të gjejmë mënyrë për punë të mëtutjeshme përmes zgjidhjeve ligjore dhe me ndihmë të institucioneve shtetërore. Ju i gëzoni qytetarët, kurse shteti do t’ju kthejë në të ardhmen duke investuar në hendbollin dhe sportin e Maqedonisë, ka shkruar Zaev.

Gjatë takimit, pronari i Klubit, Samsonenko, kryeministrit i ka dhuruar fanellë të Vardarit me numër 1.