Qeveria sot në seancën e radhës solli vendim për zbatimin e fushatës me interes publik për referendumin në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.
“Fushata për referendumin do të zbatohet me qëllim të shpërndarjes së informacioneve me interes publik për qytetarët/votuesit në Republikën e Maqedonisë, rreth përmbajtjes së Marrëveshjes me Greqinë, kontributet nga integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe plani përmes të cilës vendi do të lëviz drejt Aleancës dhe Unionit”, thuhet në kumtesën qeveritare.
Nga Qeveria, madje sqarojnë se fushata do të udhëhiqet konform standardeve për komunikim publik në interes të opinionit dhe atë komunikim relevant, objektiv dhe informativ, komunikim jopartiak si dhe proporcionalitet dhe racionalitet.
Qeveria mes tjerash në seancën e sotme të 83-të ka angazhuar të gjitha ministritë dhe organet tjera të institucioneve shtetërore në afat prej tre ditësh deri te Ministria e Financave të dorëzojnë informatë për mjetet që kanë në dispozicion, ndërsa do të mund të orientohen për fushatën e referendumit.