Qeveria sot duhet të sjellë vendim për uljen e çmimit të pijeve

Qeveria sot duhet të sjellë vendim për uljen e çmimeve të pijeve. Deri në fund të javës pritet të përfundojë analiza me masat qeveritare të përfshihen edhe produktet higjienike.

Marketing

Për mosrespektimin e çmimeve të garantuara të produkteve ushqimore, që është në fuqi nga java e kaluar, tashmë janë mbyllur markete.

Siç njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot do të ketë vendim për uljen e çmimeve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

“Për produktet higjienike me siguri gjatë kësaj jave do të përfundojnë të gjitha konsultimet dhe do të shohim nëse ka hapësirë për marrjen e masave të caktuara”, tha dje Bekteshi.

Sipas Kovaçevskit, me masën e re të Qeverisë të mbi 50 produkteve në 24 kategori nga industria e furrave, qumështit dhe mishit, është ulur çmimi për 10 për qind në krahasim me çmimin që e kishin më 1 gusht.

“Te disa kategori dhe prodhime tashmë ka ulje të produkteve mbi 10 për qind, ndërsa te disa ulja është prej 30 deri në 40 për qind. Në markete këto produkte tashmë morën shenjën “çmim i garantuar” , me këtë masë kontribuojmë edhe krahas presioneve të inflacionit, së bashku dhe me solidaritet japim mbështetje për qytetarët tanë”, tha Kovaçevsk