Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 140, në të cilën disa pika do të jenë në rend dite nga programi qeveritar.
Qeveria do ta shqyrtoj dhe do të sjell vendim për Propozim- Rregulloren për plotësimin e Rregullores për llojin e aktiviteteve, shumën maksimale për aktivitete, shfrytëzuesit, subjektet të cilat marrin pjesë në procedurë, kriteret më të përafërta dhe mënyra për dhënien e mbështetjes teknike në bujqësi dhe zhvillimin rural, që për këtë mbledhje e propozon ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe Informata me Propozim- vendim për formimin e komisionit për zbatimin e procedurës për dhënien e kontratës për themelimin të partneritetit privat publik dhe formimin e organizatës moderne bashkëkohore – Platforma si bartëse efikase në sistemin mjekësorë urgjent helikopterik në Republikën e Maqedonisë së Veriut (HEMS) dhe shërbime helikopterike për kërkim dhe shpëtim (SAR).
Ministria e Arsimit në këtë mbledhje e propozon pikën Propozim-programin për ndryshimin e Programit për ndërtim dhe rekonstruimin e shkollave fillore për vitin 2019.
Në mbledhjen e sotme Qeveria e RMV-s, do të shqyrtoj raportin vjetor për punën e Agjencionit për investime të huaja dhe promovimin të eksportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2018.