“Qeveria të tregojë se çka është dakorduar në Komisionin për Histori”

Heshtje e plotë nga qeveria dhe administratori Kovaçevski për negociatat me Bullgarinë dhe Kiril Petkov për komisionin për histori.

Marketing

Çfarë ka përfunduar, siç njofton pala bullgare në komision dhe cili është momenti i ri në negociatat në këtë komision, pyesin nga VMRO.

“Të gjitha informacionet që arrijnë deri te opinioni në Maqedoni janë nga qeveria bullgare apo nga ndonjë komision. Dje mund të shihnim një triumf të plotë nga ana e palës bullgare në komisionin për histori për figurën historike Car Samueli.

Përderisa në Bullgari ka triumf, qeveria e Kovaçevskit thotë se mbledhja e komisionit të përzier ka kaluar në një atmosferë të shkëlqyer, pa asnjë informacion të kërkuar nga opinioni në Maqedoni.

Nga qeveria e Maqedonisë ende nuk ka përgjigje se çfarë është ende duke u negociuar dhe cili është rezultati i këtyre negociatave.

Heshtja ngre një dyshim të madh se negociatat po zhvillohen në dëm të Maqedonisë, popullit maqedonas dhe interesave kombëtare maqedonase. Çfarë marrëveshje është duke u përgatitur dhe pse Kovaçevski ende hesht?”, thonë nga VMRO.

Marketing