Qeveria: Vendet anëtare shumicë mbështesin Maqedoninë për anëtarësim në BE

Shumica e vendeve anëtare të BE-së mbështesin fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë.

Marketing

Maqedonia menjëherë pasi ta zgjidhë çështjen e kontestit të emrit do të bëhet anëtarë e NATO-s dhe me këtë më shpejtë dhe me vendosmëri do të hapë portat për në BE, thonë nga Qeveria pas publikimit të dokumentit “Non paper” në të cilën Bashkësia Evropiane, pranverën e ardhshme duhet që të shtyjë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

Ndërsa siç mësohet është përgatitur nga Franca dhe Holanda, kurse është kompletuar para Samitit të BE-së-Ballkani Perëndimor, që u mbajtë në Sofje.

“Ndryshimet thelbësore në vend duhet të ndërtojnë institucione të forta, shtet të së drejtës dhe ekonomi të fortë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët. Maqedonia është në rrugën e duhur, kurse reformat thelbësore janë njohur nga e tërë Evropa dhe nga të gjitha vendet-anëtare të BE-së. Të gjitha vendet anëtare të BE-së, mendojnë se Maqedonia duhet që të vazhdojë në këtë rrugë dhe të intensifikojë progresin”, kanë përfunduar nga Qeveria lidhur me dokumentin në fjalë. /tv21

Marketing