Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për TV21, deklaroi se Qeveria unanimisht ka pranuar rekomandimet e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Filipçe shtoi se tani më me masat e reja nuk do të ketë ahengje me këngëtarë dhe DJ.
Komisioni për Sëmundje Infektive mesditën e sotme Qeverisë i propozoi këto masa:
1.Të ndalohen ahengjet me këngetarë dhe DJ në objektet hotelierike
2.Të respektohet ndalesa e vendosur nga Qeveria për mos funksionimin e diskotekave
3.Deri në 55 db të lëshohet muzika në lokal
4.Të zvogëlohet numri i personave të cilët do të rrinë në një tavolinë në objekte hotelierike nga 12 në 4.