Qeveria vendosi: Nuk do të ketë orë policore dhe pa kufizime në dasma

Shfuqizim i plotë i orës policore dhe kufizimit deri në 100 mysafir në dasma dhe ahengje si dhe leje për organizim të ngjarjeve, koncerteve dhe mbrëmjeve në klube dhe lokale vetëm në të hapur, me kapacitet prej maksimum 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona, janë rekomandimet e reja që mbrëmë i solli Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe i pranoi Shtabi kryesor koordinues, ndërsa sot në seancën e rregullt Qeveria i miratoi.

Marketing

Ministria e shëndetësisë kumtoi se gjendja epidemiologjike është stabile dhe lejon sjelljen e vendimit të tillë.

Marketing