Qeveria: Vetoja bullgare, gabim gjeostrategjik!

Qeveria e RMV-së nëpërmjet një kumtese ka reaguar në lidhje me veton bullgare që bllokoi fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Republika e Bullgarisë vendosi veto në nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe me këtë pengoi integrimin tonë evropian, në të cilin institucionet e BE-së dhe të gjitha vendet anëtare, duke përfshirë edhe Bullgarinë, vërtetuan se i përmbushim kushtet në mënyrë të plotë”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ata shtojnë se identiteti maqedonas nuk mund të negociohet dhe se maqedonasit dhe gjuha maqedonase janë themelet e identitetit maqedonas.

“Për fat të keq, procesi i zgjerimit si qëllim strategjik i BE-së e pengoi Republika e Bullgarisë si anëtare e BE-së. Bëhet fjalë për gabim të rëndë strategjik”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Qeveria thotë se kjo nuk të ndikojë në reformat e brendshme, përkundrazi do të ketë reforma demokratike.

“Qeveria mbetet me të njëjtin drejtim strategjik. U anëtarësuan në NATO dhe do ta çojmë vendin drejt BE-së. Është obligimi ynë që t’i ndërtojmë standardet evropian brenda. Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër. E ardhmja e Maqedonisë është evropiane”, thuhet në fund të reagimit.