Qeveria: Vezët dhe orizi ngrihen me çmimet e 15 marsit

Prodhuesit vendor duhet të ndjekin dinamikën e prodhimit sipas muajit janar dhe shkurt, ndërsa vetëm 30% të vezëve kanë mundësi t’i eksportojnë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ky vendim do të vazhdojë vetëm deri më 30 prill.

Marketing

“Prodhuesit dhe tregtarët të regjistruar për veprimtari tregtarë janë të obliguar që rregullisht të shesin dhe sigurojnë furnizimin si gjatë muajve janar dhe shkurt 2023. Në periudhën e kaluar kemi konstatuar rritje të ndjeshme të çmimeve të vezëve, ndërsa para festave të Pashkëve dhe Bajramit, prodhuesit do të shesin të paktën 70% të tyre në tregun vendas. Ne nuk i marrim këto masa në mënyrë arbitrare, por bazohen në fakte dhe analiza. Nuk do të lejojmë përfitime personale në kurrizin e qytetarëve dhe për këtë arsye po i marrim këto vendime.”, – deklaroi krymenistri, Dimitar Kovaçevski.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se këto masa janë miratuar pas bisedimeve direkte që kishin me prodhuesit dhe se për të njëjtat janë informuar odat ekonomike.

“Të gjitha këto vendime janë miratuar pas bisedimeve direkte me prodhuesit dhe odat ekonomike janë informuar duke përfshirë edhe OEMVP-në. Sa iu përket odave ekonomike, po ashtu edhe në sektorin e tyre për prodhimin e bukës, unë kam thënë përderisa është kjo kryesi, unë si ministër i ekonomisë nuk do të ulem të bisedojë me ata. Por, do të bisedoj direkt me të gjithë prodhuesit në vend, për shkak se ata që duhej të respektojnë vendimet dhe i përfaqësojnë ato të gjitha anëtarët, vetë ato i keqpërdorin dhe gënjejnë anëtarët e tyre që e kanë në dhomat e tyre.”, – theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas vendimit për ngrirjen e çmimit, veza më e shtrenjtë mund të shitet për 9.8 denarë.

Marketing