Qeveria zbardh hapat që duhet ti ndërmarr vendi në rrugëtimin drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Maqedonia duhet të deklarojë përkushtim dhe gatishmëri se do t’i përmbush standardet politike të NATO-s, çështjet e mbrojtjes dhe ushtrisë, se do të ndajë mjete për zbatimin e të gjitha obligimeve, dhe se do të marr pjesë në strukturat e Aleancës, thuhet në kumtesën që dërgoi qeveria. Alsat një ditë më parë publikoi dokumentin e dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ku përfshihen të gjitha obligimet dhe reformat që duhet të ndërmarrin institucionet në mënyrë që procesi i aderimit të finalizohet në mënyrë të suksesshme.
Në komentuesen e qeverisë ndër të tjera theksohet se përmes Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë vendi bën hapin kryesor për anëtarësim në NATO. Ashtu sikurse në dokumentin që publikoi një ditë më parë, Qeveria konfirmon se duhet të ndërmarr një sërë reformash edhe atë:
Në sundimin e ligjit
Pavarësinë e gjyqësorit
Luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Reformat në shëbrimet e sigurisë dhe zbulimit
Zbatim i plotë i Marrëveshjes së Ohrit
Zbatim i plotë i MARrëveshjes me Greqinë
Ndërkaq në dokumnetin që publikoi Alsat ndër kushtet që duhet përmbushur në fushën e mbrotjes dhe ushtrisë përmeden:
Të sigurohet se nuk ekzistojnë kufizime ligjore apo kushtetuese që mund të pengojnë operacionet kolektive të mbrojtjes, të rishqyrtohen procedurat e brendshme për dërgimin e forcave ushtarake jashtë shtetit.
Të sigurohet se të gjitha qëllimet strategjike për zhvillimin, transformimin dhe funksionalizimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes dhe aftësitë janë në pajtueshmëri me anëtarësimin e ardhshëm në NATO.
Të fillojë zbatimi i planeve për ristrukturimin dhe modernizimin e forcave ushtarake në mënyrë që të arrihen kapacitetet ushtarake të planifikuara dhe zhvillimin e forcave më të afta, të disponueshme dhe qëndrueshme për të kontribuar në misionet e Aleancës.
Niveli i shpenzimeve në mbrojtje të jetë i qëndrueshëm dhe i mjaftueshëm për ristrukturimin dhe modernizimin e forcave ushtarake, në mënyrë që Aleancës ti ofrojë kontribut efikas etj.
Qeveria gjithashtu bën të ditur se në Janar të vitit të ardhshëm do të firmoset protokolli për anëtarsim në NATO dhe vendi do të marr pjesë në strukturat e NATO-s por pa të drejtë votë, pas çka do të fillojë edhe procesi i ratifikimit të paralemtntet e shteteve anëtare. Megjithatë qeveria nuk zbardh se kush do ta përbëjë Këshillin Koordinues në nivel ministror i cili duhet të koordinojë zbatimin e reformave dhe detyrimeve të parashtruara nga NATO.