Qeveria e Maqedonisë do të ndërmjetësojë midis EVN dhe qytetarëve që kanë borxhe të vjetëra që nga viti 2006 dhe do të ketë zgjidhje për këtë problem. Kjo u premtua sot nga kryeministri Zoran Zaev në seancën e Kuvendit, i pyetur nga deputetët.
Sipas tij , zgjidhja do të jetë sipas shembullit të Kroacisë dhe vendeve tjera për shlyerjen e borxheve, por siç tha ai, kjo do të jetë parimore, pa motivuar borxhe të reja.
“Juristët po punojnë, analizat janë bërë, borxhet e përgjithshme dhe të vjetra dhe ato të reja që qytetarët kanë janë vlerësuar rreth 440 milionë euro, këto janë shuma të mëdha parash. Sigurisht që mënyrat me të cilat do të punojmë është sipas sistemit të kompensimit”, tha Zaev.
Si shembull, ai thekoi ndërmarrjet publike që kanë kërkesa serioze nga shteti, dhe në të njëjtën kohë, siç tha ai, të gjitha këto ndërmarrje publike kanë procedura shtesë drejtë qytetarëve.
“Flasim për ndërmarrje komunale për ujin, bërllokun, kanalizimin…ashtu që pjesa e energjisë elektrike dhe shërbimet komunale janë harxhime serioze dhe borxhe që kanë qytetarët. Po kërkohen mënyra dhe zgjidhje nga Qeveria për ti ndihmuar qytetarët”, theksoi Zaev