Qeverisja ndryshe e Artan Grubit

Punë shumë dhe fjalë pak, duket që është forma e qeverisjes që I përshtatet më së shumti qeverisjes së Artan Grubit si Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive.

Marketing

Edhe pse ende pa mbushur 100 ditë nga qeverisja, rezultatet e punës së tij po japin rezultatet e para. Pas shumë zvarritjeve, këto ditë u formua Inspekorati për zbatimin e gjuhëve. Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve është një institucion i themeluar rishtas i cili është kompetent për zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të Amendamentit V të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga të gjitha institucionet kompetente.

Në këtë periudhë, një hap tjetër ishte leja për fillimin me punë të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup. Teatri Shqiptar në Shkup, ka marrë dritë jeshile nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve që të filloj me punë, dhe pas marrjes së pëlqimit do të nis funksionimin gjatë festave të Nëntorit.

Një zhbllokim i procesit ndodh edhe tek sistematizimi i administratorëve të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit. Në Ministrin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike punohet intezivisht në formim e sipër të komisionit për sistematizimin e administratorëve nëpër ministri dhe dikastere tjera përkatëse.

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënies mes bashkësive, Artan Grubi reagoi dhe ishte në krye të detyrës ndaj brohoritjeve me gjuhë të urrejtjes dhe thirrjet antishqiptare të grupit të tifozëve “Komitët”. Për pasojë, pas reagimit të Grubit, edhe Qeveria dënon brohoritjet e huliganëve maqedonas për të cilët po ndiqet proces gjyqësorë. Thirrjet antishqiptare nga ana e tifogrupit “Komitët”, gjatë vikendit në Shkup, ishin sprovë për qasjen e qeverisë së re ndaj kësaj dukurie.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi u angazhua edhe në hapjen e kufijeve me shtetet fqinje, dhe me theks të veçantë Kosovën, pas mbylljes shkaku i pandemisë.

Duke e pasur në dijeni që periudha që po flasim është tepër e shkurtër për të kërkuar llogari nga Artan Grubi, të kërkosh mrekulli është paksa e tepërt. Që po bëhen përpjekje që shumë procese të rëndësishme të zhbllokohen dhe të gjejnë zgjidhje, kjo është më se evidente. Rezultatet, pritet të shihen. REDAKSIA FLAKA

Marketing