Qevria përcaktoi rebalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2019

Në mbledhjen e rregullt të 157-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të RMV-së për vitin 2019, pasi që teksti i propozimit për rebalancin e Buxhetit kaloi procedurën e debatit të komisionit në Kuvendin e RMV-së, në komisionet për financim dhe buxhet dhe komisionin juridik-ligjvënës.
Propozimi i ri i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2019, i cili do të lëshohet për miratim në mbledhjen plenare të Kuvendit, kryesisht përfshin rialokim mes tani më pikave të përcaktuara në kuadër të projeksioneve fillestare.
Me ndryshimet e pranuara në mbledhjen e Qeverisë së RMV-së, sigurohen mjete për funksionim të pandërprerë të Agjencisë së sapoformuar për siguri nacionale në vlerë prej 99 milionë denarë, sigurimin e mjeteve shtesë në vlerë prej 560 milionë denarë (ndërsa në gjysmën e parë të vitit me rialokime janë siguruar edhe 355 milionë denarë), si mbështetje e drejtpërdrejtë në bujqësi dhe menaxhim me sëmundjen e murtajës afrikane te derrat, mjete për sistemet e kolektorëve mbrojtës të Liqenit të Ohrit, si mbështetje e përpjekjeve të autoriteteve qendrore dhe lokale për përmbushjen e rekomandimeve të UNESKO-s.
Ndryshimet në Buxhetin e vitit 2019, mes tjerash sigurojnë mjete shtesë në vlerë prej 244 milionë denarë për sistemin gjyqësor, respektivisht gjykatat dhe prokurorinë, me qëllim të përforcimit të gjendjes financiare dhe zgjidhjes së çështjes lidhur me pagesën e kompensimeve të të punësuarve në këtë dikaster. Janë paraparë mjete për kthimin e një pjese të TVSH-së për personat fizik në vlerë prej 300 milionë denarë, me çka do të sigurohen të ardhura shtesë në çdo familje, do të përforcohet fuqia blerëse dhe në mënyrë pozitive do të ndikojë në rritjen e shpenzimeve dhe pagesës së TVSH-së dhe në uljen e evazionit tatimor dhe ekonomisë gri.

Marketing

Me Rebalancin e Buxhetit u sigurua masa për subvencionimin e kontributeve për sigurim social të detyruar për shkak të rritjes së pagës në vlerë prej 400 milionë denarë, që ka për qëllim të stimulojë rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin privat, përmes mbështetjes financiare për punëdhënësit të cilët do të bëjnë rritjen e pagës së punëtorëve deri në 100 euro. Gjithashtu, janë paraparë mjete shtesë për furnizimin me barëra për sëmundje të rralla dhe insulinës në vlerë prej 193 milionë denarë, si dhe ndarje e mjeteve shtesë në vlerë prej 660 milionë denarë në Fondin për Sigurim Shëndetësor, me qëllim të realizimit të pandërprerë të së drejtës për mbrojtje shëndetësore dhe për pushime mjekësore. Është paraparë transfer më i madh nga Buxheti i Fondit për Sigurim Pensional dhe Shëndetësor prej 815 milionë denarë, drejt shoqatave të pensionistëve nga shtylla e dytë për pension, në përputhje me pagesat mujore për numrin e të siguruarve, që në fakt e vërteton edhe trendi për rritjen e punësisë.
Në mbledhjen e mbrëmshme Qeveria e RMV-së e angazhoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të kontaktojë me institucionet qeveritare kompetente të Republikës së Shqipërisë, që të shkëmbehen informacione se cila mund të jetë ndihma më adekuate për tua dërguar për sanimin e pasojave nga tërmeti i fundit në këtë shtet fqinj.