Kryq i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) tha se qindra fëmijë janë të burgosur në burgjet e të rriturve në Sirinë verilindore.
Agjencia tha se fëmijët, kryesisht djem, janë dërguar në burgje pasi janë marrë nga kampi al-Hol, i drejtuar nga forcat kurde siriane. Në këtë kamp janë rreth 60,000 njerëz që kanë qenë të lidhur me luftëtarët e Shtetit Islamik (IS) nga më shumë se 60 vende.
Shumica janë gra dhe fëmijë që u larguan atje pasi bastionet e fundit të IS-it u shkatërruan dy vjet më parë.
“Qindra fëmijë, kryesisht djem, disa të moshës 12 vjeç, janë të arrestuar në burgjet e të rriturve. Ata nuk u përkasin këtyre vendeve”, tha Fabrizio Carboni, drejtori rajonal i ICRC-së për Lindjen e Mesme, në një konferencë për shtyp.
Vitin e kaluar, kjo organizatë, ka bërë 36 vizita në objektet e paraburgimit. ICRC është organizata e parë që ka pasur qasje të tillë.
ICRC gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga kampi al-Hol dhe të mbajnë familjet e bashkuara “siç e parasheh ligji ndërkombëtar”.
Carboni, e ka vizituar katër herë në dy vitet e fundit kampin al-Hol.
“Thjeshtë nuk mund të mësohem me atë pamje kur shoh aq shumë fëmijë prapa telave me gjemba”, tha ai.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve UNICEF ka thënë se, gushtin e kaluar, tetë fëmijë nën 5 vjeç kishin vdekur në kamp, gjysma nga ndërlikimet e lidhura me kequshqyerjen