Qindra modele Dell nën rrezik nga hakerët

Dell ka lëshuar përditësimin e parë të firmware që prej 2009 i cili përmban adresimin e pesë problemeve të sigurisë sipas hulumtuesve të sigurisë.

Këto probleme sigurie shumë serioze mendohet të prekin miliona kompjuterë.

Bëhet fjalë për pesë dobësi sigurie të cilat kolektivisht njihen si CVE-2021-21551. Katër prej tyre mund të përdoreshin për të marrë nën kontroll kompjuterët ndërsa një prej tyre mund të shfrytëzohej për sulme DDoS.

Marketing

Raportohet për të paktën 380 probleme sigurie nga modelet e fundit Alienware tek Dell. Nëse keni një kompjuter Dell, edhe nëse i ka mbaruar suporti, ekziston mundësia që të jetë në listën e kompjuterëve të prekur.

Ende nuk ka prova se problemet e sigurisë po shfrytëzohen nga hakerët. Sipas udhëzimeve dhe informacioneve të Dell, një haker duhet të ketë akses lokal në kompjuter për të realizuar sulmin.

Detajet e plota po mbahen të fshehura në mënyrë që përdoruesit të përditësojnë dhe informacionet të mos vien në duar të gabuar. Për të mësuar nëse kompjuteri juaj preket ndiqni këtë lidhje. /PCWorld Albanian