Qindra persona kanë marrë pjesë në funeralin e të riut me ngjyrë Daunte Wright, i cili është qëlluar për vdekje nga policia, pas ndalimit të tij në Mineapolis.
Wright, 20-vjeçar është qëlluar më 11 prill nga një zyrtare policore, e cila ka thënë ta ketë qëlluar viktimën me armën e gabuar.
Policia ka thënë se e ka ndaluar Wright për skadim të regjistrimit të targave të makinës dhe ka tentuar ta arrestojë atë për shkak të një urdhri paraprak për paraqitje në gjykatë me akuzat e grabitjes së armatosur, ikjes së policisë dhe posedimit të armës pa leje.
Incizimet nga kamerat trupore të policisë tregojnë përleshjet e Wright me policinë, i cili tenton të hyjë në makinën e tij.
Makina më pas niset dhe pas disa blloqeve përplaset.
Zyrtarja e bardhë policore, e cila ka qëlluar viktimën, ka dhënë dorëheqje pas incidentit dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë.
Për shumë persona, vdekja e Wright ka qenë përkujtim për brutalitetin policor, andaj edhe është kërkuar përgjegjësi.
Incidenti ka nxitur mbajtjen e disa protestave në Qendrën Brooklyn.
Në mesin e pjesëmarrësve në funeral kanë qenë politikanë, aktivistë dhe familjarë të personave tjerë me ngjyrë, të cilët janë vrarë nga policia.