Qindra protestues në Londër kundërshtojnë fitoren e Boris Johnson

Qindra protestues kanë marshuar në qendër të Londrës për të protestuar kundër zgjedhjet e parakohshme që nxorën kryeministrin britanik Boris Jonhnson të Partisë Konservatore si fitues.

Marketing

Duke brohoritur dhe me pankarta të tilla në duar si “Boris Jonhnson nuk është kryeministri im”, “Kundërshtoj rregullat e Tory-t” dhe “Mirësevini refugjatë”, protestuesit të premten ecën me shpejtësi nga rezidenca Johnson Downing Street në sheshin Trafalgar deri të te rajoni i teatrit, njofton Klan Kosova.

Gjatë kësaj proteste u bllokua trafiku dhe kishte një prezencë të shtuar të policëve.

Në një fjalim më herët të premten, Johnson kishte bërë thirrje për t’u shuar ndarjet që ishin shtuar për tre vjet e gjysmë qëkur britanikët votuan me 52 për qindpër të dalë jashtë Bashkimit europian në referendumin e 2016-ës.