Qindra të arrestuar për korrupsion në Arabinë Saudite

FILE - In this March 22, 2018, file photo, an honor guard member is covered by the flag of Saudi Arabia in Washington. Saudi Arabia executed a young man Tuesday, June 15, 2021, who was convicted on charges stemming from his participation in an anti-government rebellion by minority Shiites. It was unclear whether Mustafa bin Hashim bin Isa al-Darwish, 26, was executed for crimes committed as a minor, according to Amnesty International, who said his trial, however, was “deeply flawed.” (AP Photo/Cliff Owen, File)

Në kuadër të gjykimeve për korrupsion në Arabinë Saudite u arrestuan 207 persona përfshirë edhe punonjës të disa ministrive, transmeton Anadolu.

Marketing

Sipas një deklarate nga Institucioni për Kontrollin dhe Luftën kundër Korrupsionit në Arabinë Saudite, gjatë periudhës 11 korrik – 9 gusht janë filluar hetime në kuadrin e 878 gjykimeve penale dhe disiplinore si korrupsioni, ryshfeti dhe abuzimi me detyrën publike.

Në këtë drejtim janë arrestuar 207 persona përfshirë edhe punonjës në ministritë e brendshme, të jashtme, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe tregtisë thuhet në deklaratën në të cilën më tej theksohet se vazhdojnë procedurat ligjore për të dërguar para drejtësisë personat në fjalë.

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, në mars 2018 miratoi krijimin e dhomave speciale për të hetuar rastet dhe pretendimet për korrupsion.