Britania e Madhe ka njoftuar se 759 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në spital si pasojë e koronavirusit. Kryesisht, vdekjet më të larta këtë të mërkurë janë shënuar në Angli (665), ndërsa 98 viktima janë regjistruar në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore.
Autoritetet shëndetësore knë raportuar se COVID-19 ka vrarë më shumë se 41 mijë njerëz në total, ku përfshihen edhe ata pacientë që nuk kanë ndërruar jetë në spital.
Një analizë e statistikave të prapambetura nga Financial Times ka parashikuar se nga çasti që shtohen vdekjet në shtëpi dhe vdekjet e pa regjistruara në spital, mund të shënohen 41.102 njerëz që kanë vdekur deri më 21 prill. Ndërkohë, shifra zyrtare e viktimave deri tani raportohet të jetë 18,094, shkruan “Dailymail”.