Qitje artilerike nderi dhe koncert parakalues në prag të Ditës së pavarësisë

Në prag të shënimit të nesërm të Ditës së pavarësisë – 8 Shtatorit, sonte në kazermën “Ilinden” në Shkup u krye qitje artilerike nderi, ndërsa në qendër të Shkupit koncert parakalues mbajti Koncerti frymor i Qytetit.

Marketing

Qitja u bë nga armë artilerike nga ana e batalionit artilerik të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Koncerti parakalues/marshues i Orkestrës frymore të Qytetit u zhvillua në shtrirjen prej Muzeut të Qytetit të Shkupit drejt sheshit “Maqedonia” në rr. “Maqedonia”.

Delegacioni qeveritar nesër do të vendosë lule në varrezat partizane në Butel dhe në varret e ish-presidentëve Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, ndërsa festa qendrore do të jetë në ambient të hapur në oborrin e Qeverisë, ku do të flasë kryeministri Zoran Zaev.

Këtë vit, për shkak të pandemisë me Kovid-19, festimi mbahet në kushte të posaçme në pajtim me protokollet e Komisionit për sëmundje ngjitëse për shënim të festave shtetërore, përkatësisht pa tubime masive popullore, me minimum persona të pranishëm dhe respektim të masave për mbrojtje dhe distancë.

Marketing