QMBI përshëndet miratimin e propozimit francez në Kuvend

Prezenca dhe fjalimi në Kuvend i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishte ndër sinjalet kryesore të mbështetjes që BE ofron për Maqedoninë e Veriut dhe për ndërmarrjen e hapit të ardhshëm dhe shumë të rëndësishëm për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Marketing

Ky moment dhe vendim kalonte përmes pranimit dhe votimit në Kuvend të Propozimit Francez, e që i njëjti si dokument përmban zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe që u prezantua me shtatë pikat e saja në kohën që Franca po kryesonte me Presidencën e BE-së.

Pas konkluzionit nga ana e Qeverisë dhe dërgimit në Kuvend, sot, u miratuan konkluzionet nga propozimi francez, duke bërë kështu një hap vendimtar drejt aderimit të vendit në BE.

Ne, si Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, e përshëndesim dhe mbështesim këtë arritje, duke e vlerësuar lartë rëndësinë e miratimit të sotëm në Kuvend, e që paraqet një vendim historik për vendin. Njëherit, jemi të bindur që e vetmja rrugë drejt prosperitetit dhe zhvillimit të Maqedonisë së Veriut është e ndërlidhur ngushtë me aspiratat e anëtarësimit dhe aderimit në Bashkimin Evropian, ndërsa fillimi i bisedimeve do të largonte shumë peripeci drejt arritjes së këtij qëllimi.