QMK: 25 zjarre në ambiente të hapura, dy ende aktive dhe një nën kontroll
Gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në territorin e vendit, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), transmeton aktuale.mk.
Sipas të dhënave të fundit, dy zjarre vazhdojnë të jenë aktive. Ekipet po intervenojnë në fshatin Lisiçen e Epërme, në Komunën e Aerodromit, ku flakët kanë përfshirë bimësi të ulët, drunj dhe misër, si dhe në deponinë në dalje të Kriva Pallankës.
Ndërkohë, zjarri mbi fshatin Zelenikovë është vënë nën kontroll.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve zjarrfikëse, 22 zjarre janë shuar plotësisht në disa komuna të vendit.
Zjarret janë shuar në Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Sopishtë, Haraçinë, Studeniçan, Karposh, Novaci, Dollnen, Prilep, Çashkë, Veles, Rosoman, Strugë, Likovë, Vrapçisht, Zhelinë, Gostivar dhe Dellçevë. / Aktuale.mk
