QMK: Gjendet personi që u raportua si i humbur në Mavrovë

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Tetovë njofton se dje në ora 17:58 në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QKM është raportuar për një person të humbur mbi terrenet e Galiçicës në Mavrovë (Komuna Mavrovë – Rostushë)

Marketing

“QRMK Tetovë menjëherë ka kontaktuar me raportuesin si dhe me Stacionin Policor të Mavrovës, nga ku kanë marrë informatën se ekipet nga Stacioni Policor Mavrovë, Stacioni Policor Rostushë dhe Parku Kombëtar i Mavrovës janë dërguar në terren, gjegjësisht në vendin ku është regjistruar telefonata e fundit nga personi i humbur”.

“Pas një kohe të shkurtër, rreth orës 18:45, në QRMK Tetovë është marrë informacion se personi është gjetur dhe se është në gjendje të mirë të përgjithshme”, thonë nga QMK