Në 24 orët e fundit janë shënuar gjithsej 40 zjarre, prej të cilave 25 janë shuar dhe gjashtë janë vënë nën kontroll. Nëntë zjarre janë aktive, dy prej të cilave janë në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Sllatinë dhe afër fshatrave Tazevë – Breznicë dhe NP “Jasen”, në Demir Hisar, Çashkë, Petrovec, Studeniçan, Kërçovë, Dibër dhe Ohër, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarret janë vënë nën kontroll në fshatin Negorci të Gjevgjelisë, ku digjej një pyll me kërcell të ulët, bredh dhe pisha, në komunën e Kërçovës, afër fshatit Zajas dhe Baçishtë, ku është përfshirë mali, dhe në komunën e Koçanit, afër fshatit të quajtur Panagjur, afër vendpushimeve të Ponikvës, ku digjej dru ahu.
Është shuar zjarri në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Sllatinë, në komunën e Pllasnicës, afër fshatit Pllasnicë, ndërsa zjarri vazhdon të nxjerr tym në fshatin Latovë. Nën kontroll është vënë edhe zjarri në deponinë në Dellçevë, ku digjen mbeturina.
QMK njofton se në Komunën e Studeniçanit janë shuar katër zjarre. E para afër fshatit të quajtur Dreshnicë mbi fshatin Batinc, e dyta afër fshatit Ramni Gabër dhe Vrtekicë, e treta afër fshatit Vrazalë dhe e fundit afër fshatit Koliçan i Poshtëm