QMK: Nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Tetovë

Qendra për Menaxhimi me Kriza (QMK) mbajti seancën e dytë urgjente të Grupit, për vlerësimin e gjendjes nga përhapja e zjarrit aktiv në depot e kompanisë “Pofix” në Tetovë, njofton QMK në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Marketing

“Ekipi vlerësues e ka shqyrtuar situatën dhe ka vlerësuar se nuk ka rrezik nga përhapja e zjarrit në Tetovë dhe ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në një pjesë të territorit të komunës së Tetovës”, thuhet në deklaratën pas seancës urgjente të udhëhequr nga drejtori i KMK-së, Stojançe Angellov, i cili është edhe kryetar i Grupit.

QMK-ja ka njoftuar sot pasdite se zjarri në fabrikën në Tetovë është vënë nën kontroll të plotë, pjesërisht është shuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij.

Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm dhe ka përfshirë me shpejtësi pothuajse të gjitha ndërtesat në zonën e këtij ish-kombinati industrial.

Ndërhynë edhe njësitet zjarrfikëse dhe një helikopter i QMK-së, ndërsa për shkak të tymit të dendur nga zjarri, cilësia e ajrit është përkeqësuar dukshëm, andaj Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë kanë apeluar qytetarët që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre

Marketing