QMK: Qytetarët të jenë të kujdesshëm pas paralajmërimit për mot të përkeqësuar!

Pas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për mot të paqëndrueshëm sot, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ju bëri thirrje qytetarëve në vend për kujdes nga moti i keq dhe reshje të mundshme të rrezikshme të shiut gjatë fundjavës.

Marketing

“Në bazë të informacionit të DPHM-së, QMK në mënyrë parandaluese bën thirrje dhe i rekomandon qytetarët në vend që nga pasditja e fundjavës të shmangin lëvizjen lokale në dhe përgjatë shtretërve të ujërave si dhe në vende në të cilat më parë ishin mbledhur ujëra nga shirat e rrëmbyeshme. Konkretisht, përqendrimi i reshjeve në hapësira të caktuara është me gjasa të mëdha në disa pjesë të vendit, i shoqëruar me mot të fuqishëm lokal. Ekziston mundësia e madhe që ujërat e mbledhur të jenë të mëdha dhe të rrezikshme për rrethinën që do të kaplonte nga shirat e rrëmbyeshme që parashikohet të bie në disa pjesë të vendit”, bën të ditur QMK.

Marketing