Bekim Qoku
Bashkë me liderët e partive opozitare, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Arben Taravari, sot në këtë ditë të shënuar, kur shqiptarët anembanë festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënshkruam deklaratën e bashkëpunimit nën një emër përbashkues VLEN, me të cilin u drejtohemi qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po vijnë.
Regjimi 22-vjeçar i BDI-së na ka ofruar vetëm dy opsione: të ikim ose të rrimë duke heshtur. Por ne kemi zgjedhur rrugën e tretë, të rrimë e të mos heshtim, të rrimë e të luftojmë, sepse ia vlen ta, mbrojmë dinjitetin tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë, të angazhohemi për një ndryshim që tashmë ka nis.