Akademiku Rexhep Qosja me rastin e 116 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe ka përcjell një telegram të veçantë për Kujtesën e Kongresit të Manastirit, përmes një dorëshkrimi që është publikuar nga profesor Arsim Sinani, i cili në Manastir me rastin e kësaj feste kombëtare hapi ekspozitën me fotografi, dokumente dhe artikuj të kohës që hedhin dritë mbi rrethanat në të cilat janë zhvilluar punimet e Kongresit të Manastirit.
Më poshtë është edhe letra autentike e akademikut Rexhep Qosja, e sjellur për publikim nga profesori i Departamentit të Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës, Arsim Sinani.
Ky dokument me kaligrafi të veçantë do të vendoset në Muzeun e Alfabetit në Manastir ku edhe do tè ruhet tani e tutje.