Quçuk: Anëtarësimi në NATO dhe në BE arrihet vetëm me politikë të unitetit

Anëtarësimi në NATO dhe BE arrihet vetëm me politikë të unitetit, porositi eurodeputeti bullgar Ilhan Quçuk, i cili është raportues për Maqedoninë e Veriut në PE dhe nënkryetar i ALDE të elitave politike në vend.

Marketing

“Vijojnë zgjedhje dhe çdoherë ekziston ndjeshmëri të proceseve gjatë zgjedhjeve, por zgjedhjet janë edhe moment që të binden qytetarët se është koha t’i mbështesin platformat aktive dhe të angazhuara politike. Pa dallim të rezultateve nga zgjedhjet, duhet të gjindet konsensus kombëtar për udhëheqjen e shtetit. vijon reforma të rënda dhe prandaj është shumë me rëndësi të ketë vend edhe për shumicën qeveritare dhe për partitë të cilat do të jenë në opozitë.

Maqedonia mori shumë nga ajo që nuk i bojkotoi proceset, sepse e shihni se në vendet fqinje ku ka bojkot proceset demokratike shkojnë mbrapa”, deklaroi Quçuk, pas hapjes së konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”.
Evropa dhe institucionet evropiane do të ndihmojnë, ka thënë Quçuk, por reformat para së gjithash duhet t’i zhvillojnë partitë politike në vend.

“Procesi i integrimit është i dyanshëm. Nga njëra anë janë institucionet evropiane, nga ana tjetër janë partitë politike në vend. Është koha të merreni me reformat e vështira dhe të nevojshme, që të ketë rrugë të qartë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të ketë një të ardhme të qartë për anëtarësimin e shtetit në BE”, deklaroi Quçuk.