Queven: Pres stadium të mbushur deri në ulësen e fundit, me ‘Shvercerat’ besojmë në mrekulli

Shkupi pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ka mundësi të mirë të kalojë më tutje. Lidhur me këtë ka folur mesfushori brazilian, Inacio Queven, i cila tha se me përkrahjen e ‘Shvercerave’ dhe një stadium të mbushur atëherë është gjithçka e mundur, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Inacio Queven për faqen zyrtare të klubit ka thënë që pret një ndeshje të vështirë ndaj Dinamo Zagreb, por me paraqitjen e bërë në ‘Maksimir’ atëherë entuziazmi tek ata është shtuar më shumë.

”Sigurisht që pas atij rezultati pozitiv në Zagreb tani kemi një avantazh të madh sepse luajmë në shtëpi, andaj edhe pres një stadium të mbushur deri në ulësen e fundit për të na përkrahur dhe me ‘Shvercerat’ besojmë në mrekulli. E di që nuk do të jetë aspak e lehtë sepse Dinamo vazhdon të jetë favorit, por ne në ndeshjen e parë treguam që ta nuk të pa mposhtur,” tha ai.

Më tutje Queven deklaroi se ata do të japin shpirtin në fushë dhe është i vetëdijshëm që përballje si këto vijnë një herë në jetë.

”Do të japim shpirtin në fushë, kjo ndeshje për ne nënkupton gjithçka, dhe e di që mundësi si kjo ndodhin vetëm një herë në jetë,” deklaroi ai.

Me fillim nga ora 21:00 të martën në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut pritet të jetë një atmosferë fantastike, ku Shkupi do të kërkojë të bëj historinë kundër skuadrës së famshme kroate.