Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë flitet për ushqimin pa laktozë. Ky është problem i një numri të madh njerëzish në botë, por jo çdonjëri nga ata e dinë se prej se manifestohen simptomat e barkut!
Është e kufizuar lista e produkteve të lejuara dhe gjithmonë ekziston dilemë a duhet konsumuar produktet e qumështit, e posaçërisht qumështi?
Bëhet fjalë për jotolerancë në të ashtuquajturin sheqer i qumështit, i quajtur laktozë, i cili në pjesën më të madhe gjendet në qumësht, por edhe në produktet tjera të qumështit dhe pamundësia e shpërbërjes së tij për arsye të mungesës së enzimit laktaza. Për këtë arsye laktoza arrin në zorrën e trashë e pashpërbërë dhe e njëjta shkakton gërçe, dhimbje në bark dhe diare gjysmë ore ose disa orë pas konsumimit të qumështit dhe produkteve të qumështit.
Të ushqyerit pa laktozë nënkupton largim të tërësishëm ose të pjesërishëm të produkteve të qumështit nga menya ditore, gjë e cila për disa njerëz është tejet e vështirë. Në këtë kategori në numër më të madh janë të përfshirë më të vegjëlit, të cilët janë të “dënuar” të bëjnë jetë pa qumësht, i cili për fat të keq është prezent në deserte të shumëta si psh. tek akullorja. Këtu bën pjesë edhe qumështi me çokollatë, që është pija më e preferuar e voglushëve, e jorrallë edhe e të rriturve.
“Motoja, si dhe misioni ynë është që çdo njeri të ketë fillim të mbarë të ditës! Kafeja, smoothy ose një pajtë me drithëra – të gjitha këto rituale të mëngjesit në masë të madhe përfshijnë qumështin, e ne përpiqemi që askush mos të privohet nga ajo që i krijon kënaqësi. Pikërisht për këtë arsye krijuam Qumështin Alpsko pa laktozë – që sa më shumë njerëzve t’u mundësojmë jetë pa mundime. Ka përmbajtje të ulur të laktozës dhe është posaçërisht i përshtatshëm për njerëzit të cilët kanë probleme me organet e tretjes. Ky qumësht mundëson tretje të mirë dhe ndjenjë lehtësie” – thonë nga Alpsko.
Në procesin e degradimit enzimatik të qumështit përpunohet një pjesë më e madhe e laktozës, dhe si i tillë qumështi përmban më pak se 0.1% të laktozës, duke ruajtur të gjitha komponentet tjera të qumështit. Ky prodhim është i dedikuar për ata të cilët vuajnë nga јоtoleranca ndaj laktozës, por edhe për të gjithë ata të cilët mendojnë se produktet e qumështit u shkaktojnë probleme. Јоtoleranca është më e shprehur tek personat e moshuar, për shkak të aftësisë së zvogëluar të krijimit të enzimit laktaza, por edhe tek kategoritë tjera.
Qumështi përmban më së shumti laktozë, e shumë më pak produktet e fermentuara si kosi dhe jogurti, ku laktoza përfiton formë tjetër.
Me Qumështin Alpsko pa laktozë kthehuni shprehive të mira të vjetra!